Kurti: Sikur në Bruksel, edhe tani Vuçiqi po i ikë nënshkrimit të marrëveshjes

Kurti: Sikur në Bruksel, edhe tani Vuçiqi po i ikë nënshkrimit të marrëveshjes

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, konfirmoi të shtunën se si rezultat i takimeve në Ohër, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pajtuar mbi aneksin e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Megjithatë, Kurti para mediave tha se presidenti serb sikur në takimin e 27 shkurtit në Bruksel, edhe në Ohër refuzoi që ta nënshkruajë marrëveshjen.

“Kemi arritur pajtim publik për një ankes që do të sigurojë zbatimin e marrëveshjes bazë. Pala tjetër njëjtë sikurse në takimin në Bruksel më 27 shkurt, po i ikë nënshkrimit të marrëveshjes. I takon BE-së të gjejë mekanizmin ta bëjë statusin e kësaj marrëveshje ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme”, deklaroi kreu i ekzekutivit kosovar.

Sa për aneksin, ai tha se do të publikohet në webfaqen e BE-së dhe “aty do ta lexoni e kuptoni se çka ka e çka s’ka”.

 

MARKETING