Kurti “sfidon” Prokurorinë Speciale: Ta shohim a po guxojnë me ardh në Kryeministri

Kurti “sfidon” Prokurorinë Speciale: Ta shohim a po guxojnë me ardh në Kryeministri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë ftesë nga Prokuroria Speciale për intervistim në lidhje me rezervat shtetërore.
Ndonëse e ka pranuar ftesën, ai nuk ka shkuar ende për t’u intervistuar por i ka ftuar Prokurorët në zyrën e tij.

I pyetur pse s’po pranon të shkojë në Prokurori për të dhënë dëshminë lidhur me hetimet mbi rezervat shtetërore, kryeministri Albin Kurti ka thënë se Isufaj është “regjisori i një pamjeje ku duhet të prodhohet një lajm se kryeministri i Kosovës intervistohet për një rast korrupsioni”.
Ai ka “sfiduar” Prokurorinë nëse guxojnë të shkojnë në Kryeministri për ta intervistuar.

“…Aty nuk duhet si dëshmitar, Ky është qëllimi. Këta po dëshirojnë të bëjnë diçka të ngjashme po më të butë se s’munden tashmë, sikur me Hashim Rexhepin, që e nxorën duarlidhur prej BQK-së. Prokurorët ua kanë mësyrë krejt ministrave tanë. Prokurorët kanë ardhur në Kryeministri edhe më herët. Unë guxoj t’ju them s’po vij. Ta shohim tash a guxojnë ata të vijnë. Gjithmonë publikisht, s’kam privatisht asgjë”, ka shtuar Kurti në KTV.

MARKETING