Kurti nuk zbatoi urdhrin e Gjykatës, Prokuroria Speciale njoftim zyrtar: Do të veprojmë sipas legjislacionit në fuqi

Kurti nuk zbatoi urdhrin e Gjykatës, Prokuroria Speciale njoftim zyrtar: Do të veprojmë sipas legjislacionit në fuqi

Prokuroria Speciale e Kosovës ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti nuk zbatoi urdhrin e Gjykatës që të dëshmonte këtë të martë.
Prokuroria Speciale theksoi se do të veprojnë sipas legjislacionit në fuqi.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas interesimit të shumë gazetarëve, informon se dëshmitari A.K. nuk është paraqitur në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshminë e tij edhe përkundër faktit se i njëjti ka qenë i obliguar me Urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë që të paraqitet në cilësi të dëshmitarit, për të dhënë dëshminë e tij me datë 04.03.2025 në ora 10:00, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës edhe në këtë rast penal, sikurse në të gjitha rastet tjera do të veproj duke respektuar legjislacionin në fuqi”, sipas njoftimit zyrtar.

MARKETING