Kurti: Ka të arre’stuar, policia po zhvillon hetime dhe bastisje
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shkuar në fshatin Varagë të Zubin Potokut ku ka vizituar vendin ku ka ndodhur shpërthimi në kanalin e Ibër – Lepencit.
Në këtë vizitë, ai u shoqërua nga ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë Gazmend Hoxha.
Kurti para mediave deklaroi se terroristët do të përballen me fuqinë e ligjit të Republikës së Kosovës.
“Nga ky sulm terrorist e kriminal që ka dëmtuar strukturën kritike, me qenë se ka dëmtuar rënd edhe prodhimin e energjisë elektrike edhe furnizimin me ujë. Duke ju falënderuar punën vetëmohuese të policëve, të inxhinierëve të ekspertëve, të punëtorëve kemi arritur që, deri diku, ta sanojmë dëmin, ndonëse jemi diku diç më shumë se çereku i prurjeve normale të ujit nëpërmjet kanalit Ibër-Lepenc, i cili bën edhe ftohjen e termoelektranave në Obiliq edhe furnizimin me ujë të qytetarëve të shumë komunave përfshirë edhe një pjesë të Prishtinës”, tha Kurti.