Kurti: Jemi të interesuar ta zgjerojmë bashkëpunimin me SHBA-në

Kurti: Jemi të interesuar ta zgjerojmë bashkëpunimin me SHBA-në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vizituar të hënën Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë. Ai është pritur nga drejtori ekzekutiv të këtij instituti, Atdhe Hetemi. Kreu i qeverisë, lidhur me bashkëpunimin me SHBA-në, tha se është i interesuar për zgjerimin e bashkëpunimit, jo vetëm diplomatik, por edhe atë të sigurisë.

Lidhur me raportin me SHBA-n,ë pas zgjedhjes së Trumpit si president, Kurti tha se ka bashkëpunim në mënyrë të pazëvendësueshme më gjithë përkushtimin e seriozitetin e shtetit tonë.

“Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, që ishte edhe president i kaluar i SHBA-së, në një letër urimi që i pati dërguar një pararendësi tim ka vendosur në thelb njohjen reciproke si diçka qendrore në raportet e ardhshme normale midis Kosovës e Serbisë, dhe ne dëshirojmë dhe të gatshëm e të interesuar që ta vazhdojmë ta zgjerojmë këtë bashkëpunim, jo vetëm në aspektin diplomatik, por edhe në aspektin e sigurisë e të energjetikës”, tha Kurti.
Kurti para gazetarëve ka përgëzuar punën e Institutit, për ruajtjen e materialeve dhe dokumentet si dhe për planin e dixhitlaizimit të tyre, ku gjithsejtë janë grumbulluar prej 67 burimeve, pjesë e të cilës janë ministritë, komunat, shoqatat, koleksionistë të ndryshëm, etj.

Ai për këtë institutit tha se është punë jetike e vendimtare si për historinë tonë, ashtu edhe për për drejtësinë, “me qenë se në njërën anë ne kuptojmë të vërtetën historike në përmasën e saktë përmes këtyre dokumenteve, ndërkaq, në anën tjetër, ky paraqet një vend, adresë shumë të rëndësishme, por drejtësinë vendore e ndërkombëtare”.

MARKETING