Kurti: Do të kemi kontroll të përbashkët me RMV-në në pikat kufitare, koha e pritjes do të shkurtohet për qytetarët

Kurti: Do të kemi kontroll të përbashkët me RMV-në në pikat kufitare, koha e pritjes do të shkurtohet për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti edhe në konferencën e përbashkët me homologun e tij maqedon, Hristijan Mickoski, ka përsëritur se me Maqedoninë e Veriut kanë komunikim të vazhdueshëm dhe s’kanë mosmarrëveshje, por bashkëpunim të gjerë.
Sipas Kurtit, kanë shumë tema me interes të përbashkët për të dyja vendet.

“Nuk kanë mosmarrëveshje dhe kemi komunikim të vazhdueshëm, kemi edhe shumë tema me interes të përbashkët për vendet tona dhe rajonin. Ekonomia, tregtia, arsimi, shëndetësia, energjia, turizimi janë vetëm disa prej tyre. Forcimi i lidhjes mes qytetarëve tanë, janë kyqe për raportet mes dy vendeve”, tha Kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Edhe në konferencë, Kurti theksoi se do të ketë kontroll të përbashkët në pikat kufitare, ku zyrtarët policorë maqedon dhe ata të Kosovës do të punojnë në të njëjtën ndërtesë. Sipas Kurtit një gjë e tillë do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve, duke shkurtuar kështu edhe orët e pritjes për ta.

“Më në fund do të kemi kontroll të përbashkët në pikat kufitare. Zyrtarët policorë punojnë në të njëjtën ndërtesë, duke shkurtuar kështu kohën e pritjes, që të lehtësohet lëvizja e qytetarëve. Policët nga RMV dhe Kosova do të jenë në të njëjtën ndërtesë. Sektori i energjisë, e kemi bërë një hap të rëndësishëm në forcimin e sigurisë në furnizimin e energjisë. Vëmendje e veçantë do ti kushtohet shkëmbimit të energjisë elektrike, për të zhvilluar sektor energjetik të qëndrueshëm për dy vendet. Dhe e treta bashkëpunimi në fushën e arsimit. I identifikuar si sektor i rëndësisë së veçantë. Theksohet projekti i fuqizimit të cilësisë së arsimit”, tha Kurti.

MARKETING