Kursistët e Fondacionit “Focic” vizitojnë universitetin e Marmarasë

Kursistët e Fondacionit “Focic” vizitojnë universitetin e Marmarasë

Kursistët e Fondacionit për Civilizim Islam (FOCIC) – Shkup, të cilët ndjekin kursin intenziv të gjuhës arabe në Akademinë Istanbul vizituan Universitetin Marmara në Stamboll të Turqisë.

Ata u mirëpritën nga Dekani i Fakultetit të Teologjisë prof.dr. Ismail Safa Üstün i cili u shprehi mirëseardhje kursistëve. Dhe shfaqi gadishmërinë dhe mundësinë e pranimit të studentëve nga vendet ballkanike. Ai vuri në pah rëndësinë e bashkëpunimit shkencor dhe akademik si dhe thellimin e marrëdhënieve ndërkulturturore.

Mes tjerash z. Mahmud Sami Kanbaş – profesor i Historisë së Arteve , i cili shquhet me përvojën dhe profesionalizmin në përvetësimin e gjuhës arabe, këshilloi kursistët në rëndësinë e mësimit të gjuhëve të huaja dhe njohjen e kulturës dhe trashigimisë së popujve.

Kursistët patën rastin që të njihen për së afërmi me hapësirat dhe kushtet që ofron ky fakultet. Ku realizuan edhe një program rekreativ nga profesorët e programit të mësimit të gjuhës arabe pranë Universitetit Marmara. Në fund të programit kursistët u dekoruan me disa botime nga autori i njohur prof.dr Halil Ibrahim Kashar.

Dekani i fakultetit prof.dr. Ismail Safa Üstün duke falemenderuar studentët për pjesëmarrjen, theksoi se dyert e këtij Universiteti do të jenë çdoherë të hapura për studentët e Ballkanit.

MARKETING