Kumanovari Taulant Seferi kërkohet nga klubi gjerman

Kumanovari Taulant Seferi kërkohet nga klubi gjerman

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Taulant Seferi po vazhdon të shkëlqejë në Ukrainë me skuadrën e Vorskla Poltavës, ndërsa paraqitjet e tij të mira nuk kanë kaluar pa u vënë re nga klubi gjerman, Paderborn.

Këta të fundit kanë shfaqur interesim për shërbimet e shqiptarit nga Kumanova, i cili deri më tani në 20 ndeshje të zhvilluara ka shënuar 9 gola në Ukrainë. Paderborn është skuadër që garon në Ligën e Dytë të Gjermanisë dhe për momentin sulmin e mbulon me Marvin Pieringer që është i huazuar nga Shallke, ndërsa në verë duhet të riktehet te klubi që zotëron kartonin e tij.

Në anën tjetër, sulmuesi shqiptar ka kontratë deri në verën e 2025-ës me Vorskla Poltavën, por mund të largohet si lojtar i lirë, nëse FIFA do të mbajë në fuqi rregulloren provizore në kushtet e luftës në Ukrainë.

MARKETING