KSHZ ndan 107 milionë denarë për komisionet zgjedhore në 11 komuna

KSHZ ndan 107 milionë denarë për komisionet zgjedhore në 11 komuna

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar pagesën e mbi 107 milionë denarëve për anëtarët e komisioneve komunale zgjedhore dhe këshillave zgjedhore në 11 komuna me llogari të bllokuara.

Mjetet janë dedikuar për komunat Tetova, Gostivari, Struga dhe tetë komuna të tjera, ndërsa do të transferohen në llogaritë e posaçme për zgjedhjet lokale.

Kryetari i KSHZ-së, Bojan Mariçiq, tha se fondet janë siguruar me vendim të Qeverisë.

Zgjedhjet lokale u mbajtën më 19 tetor 2025, ndërsa raundi i dytë më 2 nëntor. Zgjedhje të përsëritura pati edhe më 11 janar 2026 në katër komuna, përfshirë Gostivari.

MARKETING