KSHZ: 14 360 qytetarë kanë dhënë nënshkrimin për kandidatët për president, më tepër ka Bujar Osmani
Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror Zgjedhor deri të shtunën, 14 360 qytetarë kanë dhënë nënshkrim për kandidatët për president. Mirëpo asnjëri prej kandidatëve, ende nuk i ka grumbulluar 10 000 nënshkrimet e nevojshme.
Më shumë nënshkrime deri tani ka grumbulluar Bujar Osmani, kandidati i BDI-së, 5 405. Të premten zëdhënësi i BDI-së Arbër Ademi, tha se nënëshkrimet për Osmanin do t’i grumbullojnë për dy ditë. Pas Osmanit, radhitet kryetari i partisë ZNAM Maksim Dimitrievski 3 613 nënshkrime dhe kandidatja e Levicës Biljana Vankovska Cvetkovska e cila ka mbledhë 2 758 nënshkrime. Rrethh 2 000 nënshkrime mblodhi kandidati i partisë GROM, Stevço Jakimovski.
Në garën për presient janë gjithësej 13 kandidatë, por gjithë të tjerët kanë mbledhur më pak se 1 000 nënshkrime.
Kandidati i opozitës shqiptare Arben Taravari, ka 246 nënshkrime dhe vetëm tre më shumë ka kandidati i pavarur Velo Markovski, 249. /SHENJA/