Kryqi i Kuq për një kohë të pacaktuar e shtyn Akademinë Ceremoniale me rastin e 80-vjetorit të themelimit

Kryqi i Kuq për një kohë të pacaktuar e shtyn Akademinë Ceremoniale me rastin e 80-vjetorit të themelimit

Kryqi i Kuq i RMV-së  shpreh  ngushëllime të thella, mbështetje dhe solidaritet familjeve të viktimave nga tragjedia në Koçan, ku si pasojë e zjarrit humbën jetën 59 persona, ndërsa mbi 150 janë lënduar.

“Me pikëllim të madh sot u tronditëm nga lajmi për tragjedinë e tmerrshme që ndodhi në Koçan dhe mori jetë të shumë të rinjve. Shprehim ngushëllimet tona të thella, mbështetjen dhe solidaritetin për familjet e viktimave të tragjedisë në Koçan. Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë, forcë dhe guxim për të kaluar këto momente të vështira”, theksohet në kumtesën e Kryqit të Kuq.

Nga atje theksojnë se në momentet e pikëllimit, na mbetet të gjithëve të qëndrojmë solidarë dhe të vazhdojmë të japim mbështetjen e nevojshme për të gjitha familjet e prekura nga kjo ngjarje tragjike.

“Kryqi i Kuq, në kuadër të kompetencave dhe kapaciteteve të veta, është së bashku me familjet e viktimave dhe po ofron lloje të ndryshme të mbështetjes në Koçan dhe qytete të tjera ku të lënduarit janë duke u akomoduar në spitale.  Mbetet të gjithë të jemi të bashkuar dhe solidarë në këto momente dhimbjeje dhe të vazhdojmë të japim mbështetjen e nevojshme për qytetarët e vendit tonë”, theksojnë nga Kryqi i Kuq.

MARKETING