Kryqi i Kuq ka mbledhur rreth 10 milionë denarë ndihmë për të pësuarit e tërmetit në Turqi dhe Siri

Kryqi i Kuq ka mbledhur rreth 10 milionë denarë ndihmë për të pësuarit e tërmetit në Turqi dhe Siri

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut i dhuruan Kryqit të Kuq rreth 10 milionë denarë për viktimat e tërmetit katastrofik që të hënën goditi Turqinë dhe Sirinë, njoftoi sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti, në konferencën e përbashkët për media të sotme, ku morën pjesë edhe Ambasadori i Turqisë në Shkup, Hasan Mehmet Sekizkok. Përveç parave të gatshme, nga rezervat e mallrave të Kryqit të Kuq janë veçuar edhe 1.000 pako familjare me ushqim, 1.500 pako higjienike dhe 4.000 batanije.

Ambasadori Sekizkok shprehu mirënjohje të madhe për solidaritetin e shprehur nga Maqedonia e Veriut dhe qytetarët e saj.

MARKETING