Kryetari i OKH MERHAMET viziton kryetarin e TIKA në Ankara

Kryetari i OKH MERHAMET viziton kryetarin e TIKA në Ankara

Gjatë qëndrimit të delegacionit të OKH Merhamet në Ankara të Turqisë, i përbërë nga Kryetari Ridvan Xhaferi dhe prof. Adnan Ismaili, në Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, “TİKA” u takuan edhe me Kryetarin e Agjencisë z. Serkan Kayalar. Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe tepër miqësor.

Gjatë këtij takimi, z. Serkan Kayalar u njoftua mbi aktivitetet humanitare, arsimore dhe kulturore që realizon OKH MERHAMET.

Gjithashtu, i’u shpreh mirënjohje e thellë për mbështetjen dhe kontributin e dhënë të TİKA-s për popullin në Maqedoninë e Veriut.

Në bisedë janë diskutuar një sërë çështjesh, duke nisur nga kontributi i Agjencisë Shtetërore Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), i cili vlerësohet si një nga shembujt konkretë e më shprehës të dashamirësisë, miqësisë që ka populli dhe shteti Turk ndaj Maqedonisë së Veriut, si dhe të zhvillimi i marrëdhenieve të bashkëpunimit për realizimin e projekteve të përbashkëta ndërinstitucionale me karakter kulturor, zhvillimor e humanitar me synimin për ti shërbyer në këtë mënyrë zhvillimit të marrëdhënieve vëllazërore ndërmjet dy vendeve tona.

Në fund, kryetari i Merhametit i dhuroi kryetarit të TİKA-S z. Serkan Kayalar një dhuratë të pikturuar me “Urën e Gurit”, e ndërtuar nga Sulltan Mehmet Fatihu, e cila është simbolikë e Shkupit.

MARKETING