Kryetari i OKH “Merhamet”, Ridvan Xhaferi u takua me nënkryetarin e TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik
Kryetari i OKH “Merhamet” Ridvan Xhaferi së bashku me prof. Adnan Ismailin, Sot zhvilluan vizitë zyrtare Agjencionit Turk për Bashkëpunim dhe Koordinim, “TİKA” në kryeqytetin Turk – Ankara.
Në këtë takim janë pritur nga Nënkryetari i Agjencionit “TİKA” dr. Mahmut Çevik, ku i është shprehur mirënjohja e thellë për kontributin e dhënë nga (TİKA) në Maqedoninë e Veriut. E në veçanti me këtë rast z.Xhaferi, falendëroi nënkryetarin e TIKA-s për mbështetjen në realizimin e aktiviteteve kulturore, arsimore, kurset e gjuhëve si dhe projekteve për zhvillim shoqëror.
Mes tjerash janë diskutuar edhe mundësitë për realizmin e projekteve të mëtutjeshme dhe vazhdimësinë e bashkëpunimit me interes publik.