Kryetari i Lëvizjes Antibixhoz Xhemal Abdiu: Largimi i objekteve të lojërave të fatit 500 metra nga shkolla nuk zgjidh plotësisht problemin, por është një fillim i mbarë

Kryetari i Lëvizjes Antibixhoz Xhemal Abdiu: Largimi i objekteve të lojërave të fatit 500 metra nga shkolla nuk zgjidh plotësisht problemin, por është një fillim i mbarë

Kryetari i Lëvizjes Antibixhoz Xhemal Abdiu ka përshëndetur propozim ligjin e ri për lojërat e fatit dhe lojërat zbavitëse me të cilin, mes tjerash, parashihet që objektet e lojërave të fatit të largohen më së paku 500 metra nga shkollat. Ai gjatë emisionit Impakt në TV Shenja, tha se me këtë nuk zgjidhet plotësisht problemi i bixhozit në vend, megjithatë mund ë konsiderohet si një fillim i mbarë drejt zgjidhjes së plotë. Por, ai ka shprehur rezervat e tij në lidhje me propozim ligjin, pasi ai nuk precizon nëse distanca duhet të jetë në vijë ajrore apo tokësore.
“Në vijë ajrore, në qoftë se objektet e lojrave të fatit, ne ashtu i themi se përndryshe janë lojëra të pafatit, në qoftë se janë në distancë ajrore atëherë kapin një diametër shumë më të madh, sepse në rrugë tokësore duhet të shkohet në rrugën kryesore deri sa të vijë. Tani, ai 500 metërshi në rrugën tokësore mund të jetë 700 apo 800 metërshe, që i bie se ato objekte që janë afër objekteve arsimore nuk do të mund që të largohen. Është mirë që ata të precizojnë se ky propozim ligj është në vijë ajrore apo është apo në vijë tokësore”, tha Abdiu.

MARKETING