Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi takohet me zv/ambasadoren e SHBA-së në Shkup, Nikol Varns

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi takohet me zv/ambasadoren e SHBA-së në Shkup, Nikol Varns

Kryeparlamentari Afrim Gashi ka njoftuar se ka realizuar takim me zëvendësambasadoren e SHBA-së në Shkup, znj. Nikol Varns, z. David Myers – shef i zyrës politike në Ambasadë dhe z. Mike Kerns – këshilltar për siguri rajonale.

Në komunikatën thuhet se në takim është biseduar për zhvillimet politike në vend, me theks të vecant punën e parlamentit.

“Ishte një takim miqësor dhe mbështetës për punën tonë në Kuvendin e RMV-së.

Duke shprehur kënaqësi nga ky takim, delegacioni i ambasadës amerikane na përgëzoi për punën transparente dhe dinjitoze që e kemi dëshmuar në këtë periudhë të drejtimit me institucionin legjislativ në vend.

Në mbyllje të takimit i falënderova miqtë e Ambasadës së SHBA-së për vizitën dhe theksova se ne do të vazhdojmë të shërbejmë me dinjitet dhe përkushtim, sepse ky është detyrimi ynë ndaj qytetarëve dhe ndaj institucionit të cilin e drejtojmë”, thuhet në komunikatën e kryetarit të kuvendit, Afrim Gashi.

MARKETING