Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë, Nexhmedin ef. Ademi, u prit në takim nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë, Nexhmedin ef. Ademi, u prit në takim nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Sot kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë Mr. Nexhmedin ef. Ademi me bashkëpunëtor u prit në selinë e Qeverisë së Kosovës nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Kryetari Nexhmedin Ademi në këtë takim vëllazëror njoftoi kryeministrin me situatën e përgjithshme në Luginë të Preshevës. Sfidat me të cilat po ballafaqohet organizimi fetar në Luginë. Kryetari z. Ademi e njoftoi kryeministrin për rolin dhe kontributin e Bashkësisë Islame në krye me myftin e nderuar Naim ef. Tërnava në ruajtjen dhe forcimin e lidhjeve me shqiptarët në Luginë. Gjithashtu kryeministri u njoftua edhe për prezencën fizike të BIK – ut në Luginë. Përveç tjerash ne po mundohemi që aktiviteti jonë të zhvillohet duke marrë për referencë veprimtarinë atdhetare të figurave patriotike si mulla Idriz Gjilani, hfz. Ali Korça etj. Në takim u diskutua edhe nevoja e ruajtjes dhe kultuvimit të frymës autoktone, e autentike mbi bazën e veprimeve autonome në vendin ku jetojmë. Ky aktivitet duhet të zhvillohet i pamvarur nga ndëdhyrjet e çfarëdo lloj instrumentalizimi nga jashtë Luginës, nga Novi Pazari apo edhe inciativa të ndryshme me karakter politik apo fetar.

Kryeministri Albin Kurti bëri ftesë për unitet sa më të gjerë në Luginë të Preshevës duke aluduar edhe në spektrin e organizimit fetar. Ai u interesua edhe për gjendjen e trashëgimisë kulturore kombëtare dhe fetare islame. Në këtë drejtim ai nuk e përjashtoi mundësinë që në të ardhmen të ndihmohen projekte të kësaj natyre.

Ai foli edhe për rolin e komuniteteve fetare në ruajtjen e paqes dhe harmonisë pa dallim ngjyre, race, etnie apo religjioni.

Në takim morën pjesë Xhemaledin ef. Hasani kryeimam, dhe Jashar ef. Salihu anëtar i Kuvendit të BIK – ut nga Presheva.

MARKETING