Kryetari i Fondacionit ALSAR, Mehdi Gurra realizoi takim me kryetarin e YTB-së, Abdulhadi Turus

Kryetari i Fondacionit ALSAR, Mehdi Gurra realizoi takim me kryetarin e YTB-së, Abdulhadi Turus

Kryetari i Fondacionit ALSAR ka vizituar gjatë qëndrimit në Ankara titullarin e YTB-së, Departamentit për Turqit që Jetojnë Jashtë Vendit dhe Marrëdhëniet me Komunitetet Mike. 

Z. Mehdi Gurra i është rezervuar një pritje të ngrohtë nga kryetari i YTB-së, z. Abdulhadi Turus, e shoqëruar nga një bisedë e hapur, miqësore, në kuadër të bashkëpunimit.

Duke e çmuar njohjen e hershme dhe miqësinë e gjatë të tij dhe të institucionit që drejton me kryetarin e YTB-së, z. Gurra i përcolli atij urimet dhe kënaqësinë e veçantë për këtë detyrë të re dhe të rëndësishme.  

Në takim u fol për bashkëpunimin ndërmjet Fondacionit ALSAR dhe YTB-së, për arritjet dhe nevojën e mënyrat e konsolidimit të tij.  

U diskutua gjithashtu për botimet e ALSAR-it dhe për përdorimin e disa titujve prej tyre nga ndjekësit e shkollave verore të organizuara nga YTB-ja në Ballkan.  
 
Z. Abdulhadi Turus shprehu konsideratën për aktivitetin e Fondacionit ALSAR, më në verçanti për ndihmën e dhënë studentëve, për organizimin dhe zhvillimin e suksesshëm të kurseve të gjuhës turke, si dhe për përkthimin e botimin e literaturës akademike.

Kryetari i YTB-së dhe kryetari i Fondacionit ALSAR e theksuan vazhdimin e bashkëpunimit dhe në vitin e ardhshëm, me projekte të përbashkëta në Shqipëri.  

Mikpritja, atmosfera dhe biseda e ngrohtë rishprehën nivelin mjaft të mirë të marrëdhënieve midis dy institucioneve dhe drejtuesve të tyre përkatës.

MARKETING