Kryeprokurori Kocevski: Kërkohet paraburgim për 14 persona, përfshirë edhe ish ministrin Bekteshi

Kryeprokurori Kocevski: Kërkohet paraburgim për 14 persona, përfshirë edhe ish ministrin Bekteshi

Prokuroria Publike do të kërkojë paraburgim të shkurtë për 14 persona, të dyshuar për rastin në të cilin humbën jetën 59 persona në Koçani.
Kryeprokurori Publik Lupço Kocevski tha se përgjegjësia tek të dyshuarit do të konfirmohet sipas provave.
“Është parashikuar dënim prej të paktën tre vite e cila mund të shkojë deri në 20 vite. Po hetohet mitmarrje, si dhe furnizim i paligjshëm me mjete piroteknike. Për momentin janë ndaluar 14 persona në stacionet policore, të cilët janë të dyshuar dhe për të gjithë do të kërkohet paraburgim, përfshirë edhe ish ministrin Kreshnik Bekteshi. Tani mund të caktohet vetëm 48 orë paraburgim, ndërsa pas hpajes së hetimit, gjegjësisht pas 48 orëve mund të ketë edhe 30 ditë paraburgim.
“Policia është e autorizuar të arrestojë këdo, pa marrë parasysh pasojat, nëse ai ka kontribuar me sjelljen e tij,” tha Kocevski.

MARKETING