Kryeparlamentari turk Numan Kurtullmush vizitoi varrin e liderit boshnjak, Alija Izetbegoviq

Kryeparlamentari turk Numan Kurtullmush vizitoi varrin e liderit boshnjak, Alija Izetbegoviq

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Türkiye (TBMM), Numan Kurtulmush, gjatë qëndrimit të tij në Bosnjë dhe Hercegovinë, sot ka vizituar varrin e Presidentit të parë të Bosnjë-Hercegovinës, Alija Izetbegoviq.

Kurtullmush, i cili ndodhet në Sarajevë, kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës, për të marrë pjesë në aktivitetet kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës ku po realizon edhe disa vizita zyrtare në BeH, së bashku me delegacionin turk, kanë vizituar Varrezat e Dëshmorëve në Kovaçi.

Gjatë kësaj vizite, Kurtullmush u lut pranë Monumentit të Ushtarit të Panjohur dhe më pas vendosi një kurorë me mbishkrimin “Kryetar i TBMM” mbi varrin e Presidentit, Alija Izetbegoviq, ku u lexua Kur’an dhe u bënë lutje.

Në këtë vizitë zyrtare të delegacionit turk të kryesuar nga kryeparlamentari, Numan Kurtullmush, shoqërohej nga Kryetari i Komisionit për Mbrojtje Kombëtare në Kuvendin Turk dhe deputet i AK Partisë nga Kajseri, Hulusi Akar, Kryetari i Grupit të Miqësisë Parlamentare Turqi–Bosnje dhe deputet i AK Partisë nga qyteti i Bursës, Refik Özen, Nënkryetari i AK Partisë dhe deputet i Stambollit, Zafer Sırakaya, deputeti i CHP-së nga qyteti i Karabukut, Xhevdet Akaj, deputeti i MHP-së nga qyteti i Konjës, Konur Alp Koçak si dhe Ambasadori i Turqisë në Sarajevë, Emin Akseki.

MARKETING