Kryeparlamentari turk Kurtulmuş mesazh për 30-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë

Kryeparlamentari turk Kurtulmuş mesazh për 30-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë

Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Numan Kurtulmuş, publikoi një mesazh me rastin e 30-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës, transmeton Anadolu.

Në mesazhin e publikuar në llogarinë e tij në rrjetet sociale, Kurtulmuş përkujtoi 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, një nga ngjarjet më tragjike në historinë e njerëzimit, e cila ndodhi në Evropë para syve të botës në vitin 1995.

Ai tha se përkujton me mëshirë 8.372 boshnjakët e masakruar në gjenocid dhe ndan me gjithë zemër dhimbjen e familjeve të tyre dhe të popullit të Bosnjë e Hercegovinës.

“Sot, ndërsa të gjithë njerëzit e ndërgjegjshëm kujtojnë me turp se si bota moderne mbeti e verbër, e shurdhër dhe memece ndaj masakrës së mbi 8.000 njerëzve në Srebrenicë, ne kujtojmë me hidhërim të thellë dhimbjen e përjetuar dhe jetët e humbura. Siç ka thënë i urti Alija ‘Çfarëdo që të bëni, mos harroni gjenocidin. Sepse një gjenocid i harruar përsëritet'”. Ne kurrë nuk do ta harrojmë Srebrenicën, kurrë nuk do të lejojmë të harrohet”, tha në mesazhin e tij Kurtulmuş.

MARKETING