Kryeparlamentari Gashi takon kryetarin e Gjykatës së Auditimit të Italisë

Kryeparlamentari Gashi takon kryetarin e Gjykatës së Auditimit të Italisë

Kreu i Kuvendit, Afrim Gashi, ka takuar kryetarin e Gjykatës së Auditimit të Italisë, Guido Carlino, i cili po viziton Shkupin për një vizitë pune.

“Kisha kënaqësinë të takohem me Kryetarin e Gjykatës së Auditimit të Italisë, Z. Guido Carlino, i cili ndodhet në Shkup për një vizitë pune. Gjatë takimit, diskutuam mbi rëndësinë e këmbimit të praktikave dhe përvojave në fushën e revizionit dhe mbikëqyrjes së shpenzimeve publike. Theksova angazhimin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për mbështetje të proceseve të llogaridhënies dhe transparencës, si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me Entin Shtetëror të Revizionit, me fokus në përmirësimin e profesionalizmit dhe efikasitetit të institucioneve publike në menaxhimin e fondeve publike”, ka shkruar Gashi në facebook.

MARKETING