Kryeministri Talat Xhaferi për vizitë pune në Bruksel

Kryeministri Talat Xhaferi për vizitë pune në Bruksel

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në shoqërim të ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani pasdite do të udhëtojë për vizitë pune në Bruksel.

Xhaferi, vonë pasdite, në shoqërim me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministrin Osmani, do të vizitojnë selinë e NATO-s në Bruksel, ku do të realizojë takim me zëvendës sekretarin e përgjithshëm të Aleancës, Mirçea Xhoana.

Nesër, delegacioni qeveritar, i udhëhequr nga Xhaferi, do të ketë takim me kryetarin e Këshillit të BE-së, Sharl Mishel dhe me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, si dhe me anëtarët e Europarlamentit nga më shumë grupacione politike.

Qëllimi i kësaj vizitë të parë të Xhaferit jashtë vendit në cilësinë e kryeministrit, është për t’u përcjellë porosia institucioneve të BE-së se Maqedonia e Veriut mbetet në rrugën evropiane dhe vazhdon të punojë në zbatimin e të gjitha obligimeve që kanë të bëjnë me përmbushjen e kushteve për anëtarësim në BE.

MARKETING