Kryeministri Mickoski ndau çelësat e banesave për qytetarët e kategorive të cenueshme dhe lëshoi në përdorim kopshtin e ri në Koçan

Kryeministri Mickoski ndau çelësat e banesave për qytetarët e kategorive të cenueshme dhe lëshoi në përdorim kopshtin e ri në Koçan

Familjet në rrezik social nga Komuna e Koçanit sot morën çelësat e banesave në objektin e tretë social si investim i SHA për Ndërtimin dhe Ekonomizim me Hapësirë Banesore dhe Afariste.

Në dorëzimin e banesave morën pjesë kryeministri Hristijan Mickoski, zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, zëvendësministri i Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski dhe drejtori i shoqërisë aksionare, Marjan Stefanovski. Objekti ka 35 banesa me një sipërfaqe prej 35 deri në 45 metra katrorë dhe janë të destinuara për qytetarët e kategorive të cenueshme.

 

MARKETING