Kryeministri Kurti pritet nga presidenti Erdoğan në kompleksin presidencial në Ankara

Kryeministri Kurti pritet nga presidenti Erdoğan në kompleksin presidencial në Ankara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur me një ceremoni zyrtare në kompleksin presidencial në Ankara nga presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu.

Kurti dhe Erdoğan do të zhvillojnë një takim kokë më kokë dhe më pas do të udhëheqin takimin e delegacioneve midis dy vendeve.

Kryeministri kosovar që ndron për një vizitë zyrtare në Ankara, ku sipas paralajmërimeve, do të pritet në takim edhe nga ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan.

Më vonë, Kurti do të udhëtojë në Istanbul, ku do të marrë pjesë në forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kosovës dhe Türkiyes si mundësi për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar midis dy vendeve.

MARKETING