Kryeministri i ri hungarez synon të forcojë lidhjet me Poloninë dhe të zgjerojë formatin e Vishegradit

Kryeministri i ri hungarez synon të forcojë lidhjet me Poloninë dhe të zgjerojë formatin e Vishegradit

Kryeministri i ri i Hungarisë, Peter Magyar, ka shprehur dëshirën për të forcuar marrëdhëniet me Poloninë dhe për të zgjeruar formatin rajonal të bashkëpunimit të Grupit të Vishegradit, transmeton Anadolu.

Duke folur në qytetin polak Krakov në kuadër të një vizite dyditore, sipas transmetuesit polak TVP World, Magyar tha se Grupi i Vishegradit, i përbërë nga katër vende të Evropës Qendrore (Polonia, Hungaria, Sllovakia dhe Çekia), mund të zgjerohet për të përfshirë Austrinë dhe vende të tjera.

Kryeministri hungarez tha se do të dëshironte që një Grup i Vishegradit i ringjallur të kishte një bosht të fortë polako-hungarez.

Kjo vizitë shënon udhëtimin e tij të parë zyrtar jashtë vendit që nga inaugurimi më 9 maj, ndërsa nesër pritet të zhvillojë takime me presidentin Karol Nawrocki dhe kryeministrin Donald Tusk.

Partia Tisza e Magyar-it mposhti ish-kryeministrin Viktor Orban në zgjedhjet parlamentare të 12 prillit, duke sjellë një tranzicion politik në vendin anëtar të BE-së.

Magyar kandidoi me një platformë të hapur pro-evropiane, duke premtuar më shumë bashkëpunim me aleatët e vendit në BE.

MARKETING