Kryeministri belg shtrohet në spital pasi humb ndjenjat në një aksident me biçikletë

Kryeministri belg shtrohet në spital pasi humb ndjenjat në një aksident me biçikletë

Kryeministri belg Alexander De Croo është shtruar në spital të shtunën pasi ka humbur ndjenjat në një aksident me biçikletë, transmeton Anadolu.

Zyra e tij tha se De Croo, i cili po ngiste biçikletën me djalin e tij pranë shtëpisë së tij në një fshat 60 kilometra larg Brukselit, pati një aksident dhe ra nga biçikleta.

47-vjeçari De Croo, i cili ka goditur kokën dhe ka humbur vetëdijen për pak kohë, është dërguar në spitalin e Ghentit në afërsi.

Analizat e kryera kanë konstatuar se gjendja e kryeministrit është e mirë. De Croo, i cili ka pësuar lëndime të lehta, është liruar disa orë më vonë.

U njoftua se De Croo do ta kalojë të dielën duke pushuar dhe se aksidenti nuk do të ndikojë në orarin e tij për javën e ardhshme.

MARKETING