Kryeinspektori: Do të shpallim emrat e kompanive që nuk do të respektojnë masat

Kryeinspektori: Do të shpallim emrat e kompanive që nuk do të respektojnë masat

Drejtori i Inspeksionit të Tregut, Goran Trajkovski, u tha tregtarëve se do t’i shpallë publikisht emrat e tyre nëse nuk respektojnë vendimet e Qeverisë me të cilat duhet të ulen çmimi i bukës, bulmetit dhe makaronave.

Ndërkohë, ka theksuar se mëngjesin e sotëm nuk ka pasur mosrespektim të vendimeve të Qeverisë. Ai ka përsëritur qëndrimin se vendimet e Qeverisë janë të drejta. “Deri më tani nuk ka pasur parregullsi nëpër tregje.

“Aktualisht ka ulje çmimesh. Mbi 160 inspektorë janë në terren. Gjatë ditës do të dalim me informacione më të detajuara. Unë bëj apel si drejtor, sepse ka pasur një periudhë gjashtëditore që tregtarët të përshtaten me këtë vendim, po apeloj që ta bëjnë të njëjtën gjë, sepse ligji për sanksionet tregtare është i lartë nga 800 deri në 10 mijë euro dhe ne si drejtori pa asnjë përzgjedhje do t’i bëjmë mbikëqyrjet deri në fund”, thotë Trajkovski. /SHENJA/

MARKETING