Kryediplomati ukrainas mes tensioneve me SHBA-së: Askush nuk mund ta detyrojë Ukrainën të dorëzohet

Kryediplomati ukrainas mes tensioneve me SHBA-së: Askush nuk mund ta detyrojë Ukrainën të dorëzohet

Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Andrii Sybiha, mes tensioneve SHBA-Ukrainë në rritje, ka deklaruar se “askush nuk mund ta detyrojë Ukrainën të dorëzohet”, transmeton Anadolu.

“Ukraina i rezistoi sulmit ushtarak më të tmerrshëm në historinë moderne të Evropës dhe tre viteve të luftës totale”, shkroi Sybiha në platformën sociale X, duke iu referuar luftës së Rusisë kundër Ukrainës që filloi në shkurt të vitit 2022.

“Populli ukrainas dhe presidenti i tyre Volodymyr Zelenskyy refuzuan të dorëzohen para presionit të Putinit. Askush nuk mund ta detyrojë Ukrainën të dorëzohet. Ne do të mbrojmë të drejtën tonë për të ekzistuar”, theksoi ai.

Komentet e ministrit Sybiha erdhën në përgjigje ndaj deklaratave të fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, ku ai i bëri thirrje Ukrainës të zhvillojë zgjedhje dhe kritikoi udhëheqjen e Zelenskyy-t, duke e quajtur atë një “diktator pa zgjedhje” dhe duke sugjeruar që ai “të lëvizë shpejt” ose “nuk do t’i mbetet një vend”.

Postimi i Trumpit në platformën ‘Truth Social’ erdhi disa orë pasi Zelenskyy e akuzoi atë se jeton në një “hapësirë ​​dezinformimi”.

Shkëmbimi i komenteve vjen derisa Trump po avancon bisedimet e paqes për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë pa pjesëmarrjen evropiane. Bisedimet midis zyrtarëve amerikanë dhe rusë, të parat që nga lufta ruse në Ukrainë, u mbajtën në Riad dje.

MARKETING