Kroacia fiton me përmbysje ndaj Ishujve Faroe dhe kualifikohet në Botëror

Kroacia fiton me përmbysje ndaj Ishujve Faroe dhe kualifikohet në Botëror

Kombëtarja e Kroacisë ka shënuar fitore të madhe në shtëpi ndaj Ishujve Faroe për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2026.

Edhe pse mysafirët kaluan të parët në epërsi, kroatët regjistruan triumf me rikthim për të fituar me rezultat 3-1.

Geze David Turi me një gol të bukur e zhbllokoi, goditja e të cilit u devijua dhe përfundoi brenda rrjetës së Livakovic (16’).

Megjithatë, shtatë minuta më vonë Josko Gvardiol përfitoi nga një top i kthyer për ta barazuar rezultatin (23’).

Kroacia ishte më kërkuese gjatë kësaj pjese por që assesi s’i finalizuan aksionet, kësisoj epilogu rezultoi të jetë 1-1 pas 45 minutave lojë.

Heroi i Kroacisë ishte Petar Musa që me gol të bukur e përmbysi epërsinë (57’).

Ndërkohë, fitoren e vulosi Nikola Vlasic pas asistimit të Ivan Perisic (70’).

Kroacia kësisoj është lider i vetëm në grupin L me 19 pikë, gjashtë mbi Republikën Çeke derisa Ishujt Faroe e mbyllin këtë cikël kualifikues me 12 sosh.

MARKETING