Kritikohet Orban, i vetmi lider evropian që nuk e duartrokiti Zelenskyn në samitin e BE-së

Kritikohet Orban, i vetmi lider evropian që nuk e duartrokiti Zelenskyn në samitin e BE-së

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban u kritikua ashpër, për faktin se ishte lideri i vetëm i një shteti evropian, i cili nuk e duartrokiti presidentin ukrainas, derisa po bëheshin gatit për të shkrepur  otografinë e përbashkët me liderët e tjerë të BE-së në Bruksel.

Teksa Zelensky realizoi vizitën në Bruksel ku mori pjesë në samitin e BE-së dhe mbajti fjalim në Parlamentin Evropian, të gjithë e duartrokitën përveç Orbanit, i cili u tregua i ftohtë dhe shumë “përtac”.

Dimë që Hungaria ka kritikuar sanksionet e BE-së mbi Rusinë si kundërpërgjigje ndaj pushtimit rus në Ukrainë. Hungaria e drejtuar nga Voktor Orban ka refuzuar dërgimin e armëve në Ukrainë. Sikur kjo të mos mjaftonte, Orban ishte kritikuar edhe për bartjen e një shalli gjatë ndeshjes së futbollit, ku një pjesë e territorit të Ukrainës figuronte si pjesë e Hungarisë.

Kryeministri i Hungarisë ka mbajtur një raport të mirë me Moskën dhe këtë e dëshmojnë veprimet e tij. Ai ka hezituar t’i bashkohet sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, ndërkaq nuk ka pranuar të heqë dorë nga varësia e gazit dhe naftës ruse/

MARKETING