Kreshnik Bekteshit i vazhdohet masa e paraburgimit, të tjerët shkojnë në arrest shtëpiak

Kreshnik Bekteshit i vazhdohet masa e paraburgimit, të tjerët shkojnë në arrest shtëpiak

Televizioni Telma raporton se ish-ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, vazhdon të mbetet në paraburgim edhe 30 ditë të tjera, përderisa pjesa më e madhe që u arrestuan në fillim, janë lëshuar në arrest shtëpiak.

MARKETING

Ish-kryetari i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, i cili dha dorëheqje nga detyra pas tragjedisë në të ashtuquajturën kabare “Pulse” në Koçan, ku humbën jetën 62 persona dhe u plagosën gati 200, nga burgu shkon në arrest shtëpiak.

Dënimi me burg me arrest shtëpiak, me propozim të Prokurorisë Themelore Publike në Koçan, përveç Papazovit, tani i  është zëvendësuar edhe ish-drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut (ISHT), Goran Trajkovski, inspektor i këtij institucioni dhe pjesëtar i sigurimit të klubit, transmeton

Gjykata Themelore e Koçanit sot ka publikuar një deklaratë në uebfaqen e saj brenda portalit gjyqësor, duke informuar për masat e marra për të siguruar praninë e të dyshuarve në hetimin për zjarrin në të ashtuquajturën kabare Puls në Koçan.

Në njoftim nuk janë shënuar inicialet apo pozitat e të dyshuarve për të cilët janë vendosur masat e reja. Nga sa mund të kuptohet, nga 24 të dyshuar për të cilët është caktuar masa e ndalimit në kuadër të procedurës hetimore të hapur më 20 mars, për tre me ankesë të të dyshuarve është zëvendësuar me arrest shtëpiak, ndërsa katër persona me propozim të Prokurorisë kalojnë nga burgu në arrest shtëpiak.

“Pas propozimeve të paraqitura për caktimin e masës së paraburgimit në bazë të urdhrit të lëshuar për procedurë hetimore Ko nr.180/25 të datës 20.03.2025 të Prokurorisë Publike Koçani, gjyqtari në procedurë paraprake ka caktuar gjithsej 24 masa për sigurimin e prezencës – paraburgimit, nga të cilët pas ankesës së të dyshuarve përmes mbrojtësve të tyre u është zëvendësuar masa e arrestit shtëpiak për tre të dyshuar dhe në vazhdim të procedurës me propozim të Prokurorisë Publike Koçan për zëvendësimin e masës së paraburgimit me arrest shtëpiak për 4 të dyshuar, me propozimet e paraqitura për caktimin e masës së prezencës për kryerjen e procedurës hetimore Ko nr.180/25 nga 20.03. 2025 nga Prokuroria Publike Koçan, në Gjykatën Themelore Koçan është dorëzuar propozim për vazhdimin e këtyre masave të shqiptuara dhe Propozimet e shprehura në këtë mënyrë për vazhdimin e masave të përcaktuara më parë për sigurimin e prezencës po veprohet në afatet e përcaktuara ligjore”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore Penale.

Prandaj, dy ish-kryetarët e tjerë të Komunës së Koçanit, Ratko Dimitrievski dhe Nikolço Iliev, si dhe ish-drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Aneta Simeska-Dimoska, mbeten në arrest shtëpiak.

Në të njëjtën kohë, ish-ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i është vazhduar paraburgimi edhe për 30 ditë. Këtë e ka konfirmuar për disa media avokati i tij, Elenko Milanov, i cili ka paralajmëruar ankesë kundër këtij vendimi.

Bekteshi ndodhet në paraburgim që nga fillimi i hetimeve për zjarrin në të ashtuquajturën kabare “Pulse”.

MARKETING