Krerët opozitarë përnjëherë i drejtojnë pyetje publike Ali Ahmetit

Krerët opozitarë përnjëherë i drejtojnë pyetje publike Ali Ahmetit

Gjatë ditës së somte sikurse të koordinuar krerët e partive opozitare, Izet Mexhiti i Lëvizjes Demokratike, Bilall Kasami i Lëvizjes BESA, dhe Afrim Gashi nga Alterntiva, përmes statuseve në rrjetet sociale i kanë parashtruar pyetje të ndryshme publike kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit, lidhur me ndryshimet e fundit në Kodin Penal, përcjell Almakos.

Izet Mexhiti ka pyetur: “A është e vërtetë që Nikolla Gruevskit do t’i kthehet pasporti javën e ardhshme, sepse me ndryshimet në Kodin Penal ai automatikisht lirohet nga përgjegjësia për rastin TNT dhe TRAEKTORIA, ndërsa për krimet e tjera për të cilat është dënuar do t’i lejohet përsëritje e procedurës penale?”.

Ndërkaq kreu i BESËS, Bilall Kasami pyet “projekti milionësh “ALUMINA” nyja lidhëse e gardës së vjetër politike në RMV në përbërje me Ali Ahmetin, Artan Grubin, Nikolla Gruevskin dhe Sasho Mijallkovin me kumbar Ismail Jaoskin – Pucko Petrol?”

Kurse kryetari i Alternativës Afrim Gashi pyet: A i ka lutur, deri në qiell, Ali Ahmeti disa nga ndërkombëtarët, gjatë një takimi në Shkup, që ta lejojnë amnistinë e Nikolla Gruevskit?!

Deri më tani nuk ka patur ndonjë përgjigje për këto pyetja nga BDI-ja e Ali Ahmetit.

MARKETING