Krerët e LEN-it takojnë William Walkerin në Uashington

Krerët e LEN-it takojnë William Walkerin në Uashington

Krerët e partive opozitare, pjesë e koalicionit Lidhja Europiane për Ndryshim, Bilall Kasami, Izet Mexhiti, dhe Afrim Gashi kanë takuar ish-ambasadorin e OSBE-së gjatë luftës së Kosovës, William Walker.

“Vizitën në Uashington e përmbyllëm me takimin me ambasadorin William Walker.  Ashtu si në takimet e tjera me Ambasadorin, gjithnjë biseda me të rrjedh përmes falënderimit tonë të përjetshëm për punën e madhe që ka bërë ai për lirinë e Kosovës, veçmas në Masakrën e Raçakut. Ai mbetet një mik i madh i shqiptarëve dhe takimi me të gjithnjë paraqet nder dhe privilegj”, shkruan Gashi.

Në këtë takim është biseduar edhe për aktualitetin politik, të cilin Ambasadori Walker po ashtu e njeh shumë mirë, thuhet në njoftim.

Krerët e koalicionit për disa ditë qëndruan në SHBA ku patën takime të rëndësishme me politikbërës amerikanë dhe përfaqësues të diasporës shqiptare.

MARKETING