Krenar Lloga: 19 tetori është referendum për shqiptarët: Po Europës – Jo botës serbe!

Përfaqësuesi i lartë i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga, ka shkruar që vLEN është në panikë të madhe nga humbja e zgjedhjeve që pritet të pëson më 19 tetor, duke theksuar se dita dita e zgjedhjeve do të jetë referendum për shqiptarët. Sipas Llogës në këto zgjedhje, beteja përveç që është referendum, gjithashtu është një betejë e ashpër ku duhet t’i thuhet Po Europës – Jo botës serbe.
Postimi i plotë i Krenar Llogës nga ASH:
AL ■ Si rezultat i panikut, ndjenjës së pasigurisë, sondazheve dhe debaklit të pritshëm, eksponentët e vLEN-it, në përpjekje për të mobilizuar elektoratin e tyre të demotivuar nga politikat e qeverisjes së VMRO-së dhe vasaliteti i stërshfaqur gjatë këtyre 30% të mandatit, po përpiqen të krijojnë iluzionin se pas zgjedhjeve dikush nga #AKI do t’u bashkëngjitet, në mënyrë që ata të mund të vazhdojnë të qëndrojnë në pushtet.
Ne e themi hapur, drejt e shkoqur🗣:
19 tetori është 📦referendum për shqiptarët🇦🇱 e Maqedonisë🇲🇰 dhe jo vetëm. Është momenti i së vërtetës, që tregon se modeli i të qenit “shqiptar i ndershëm”, i provuar për mbi 50 vjet askujt nuk i ka dal mirë. E ashtu si kungujt që bien në vjeshtë, edhe pushteti i falur nga VMRO do të bjerë, bashkë me ëndrrat për takime të fshehta, herë me gjoja eksponentë të tyre, e herë me gjoja eksponentë të VMRO-së.
Defilet e përditshme të “srpski svet”-it, sëbashku me bllokadën e rrugës europiane të Maqedonisë së Veriut nga binomi vLEN-DPMNE, do të marrin përgjigjen e merituar më 19 tetor. Kjo përgjigje📦 do të jetë ekzemplare📖 për gjeneratat që vijnë, një rezultat që do të kujtohet ndër breza.
Po Europës – Jo botës serbe!