Kovaçevski: Të jemi unik për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Kovaçevski: Të jemi unik për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Të jemi unik për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Të tregojmë unitet sepse është një investim në ndërtimin e një të ardhmeje prosperuese për qytetarët dhe shtetin, porositi kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri, ku së bashku me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane Bojan Mariçiqin, informuan për rrjedhën e procesit të skriningut.

Kovaçevski u bëri thirrje deputetëve se duhet të tregojnë konstruktivitet në emër të qytetarëve dhe unitet për mirëqenien e qytetarëve tanë. “Procesi i anëtarësimit në BE është kompleks, por kërkon vazhdimësi dhe vullnet të fortë”, theksoi kryeministri.

Javën e ardhshme, siç informoi ai, fillojmë skriningun dypalësh për Klasterin 2 – “Tregu i brendshëm”, ndërsa deri më tani ka përfunduar skriningu dypalësh për Klasterin 1 – “Vlerat themelore”.

“Deri më tani kemi prezantime cilësore në të gjithë kapitujt, ndërsa komentet nga Komisioni Evropian për prezantimet e deritanishme janë të shkëlqyera. Një përqindje të mirë të harmonizimit në kornizën ligjore në miratimin e ligjeve, por gjithsesi mbesin të hapura çështjet në të cilat duhet të përkushtohemi, ndërsa këto janë reforma në administratën publike, mekanizmat për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Këto tema do të jenë të hapura gjatë gjithë procesit të negociatave dhe prandaj pres që çdo institucion të jetë në nivel të detyrës dhe me përgjegjësi t’i qaset këtij proces”, theksoi Kovaçevski.

Sipas kryeministrit, qëllimi i anëtarësimit në familjen e madhe evropiane deri në vitin 2030 nuk është një qëllim i pamundur.

“Kemi një plan të qartë dhe kemi vendosur një forcë shtytëse shtesë për një proces më të shpejtë reformues, tani duhet të fokusohemi në zbatimin e agjendës së reformave”, potencoi Kovaçevski.

MARKETING