Kovaçevski: Shumica e re e konsoliduar parlamentare garanton vazhdim të rrugës evropiane

Kovaçevski: Shumica e re e konsoliduar parlamentare garanton vazhdim të rrugës evropiane

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski me anë të një postimi në facebook tha se shumica e re e konsoliduar parlamentare garanton stabilitet, siguri, rritje ekonomike dhe vazhdim të rrugës evropiane.

 

“Sot të gjithë vendosim nëse dhe si do të qëndrojmë në rrugën e vetme të vendit! A do të mbetemi në rrugën e progresit, a do të mbetemi në rrugën e zhvillimit, stabilitetit dhe sigurisë, ekonomisë, standardit të jetesës dhe sigurisë së qytetarëve! Vetëm interesat shtetërore dhe civile duhet të jenë mbi të gjitha partitë dhe zyrtarët partiakë të dikurshëm, të tashëm apo të ardhshëm! Prandaj, shumica e re e konsoliduar parlamentare garanton stabilitet, siguri, rritje ekonomike dhe vazhdim të rrugës evropiane, përmirësim të standardit të jetesës, forcimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit”, u shpreh Kovaçevski.

MARKETING