Kovaçevski-Sançez: Kryeministri spanjoll përgëzon Maqedoninë për konstruktivitetin e trajtimit të agresionit rus
Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Dimitar Kovaçevski, në ditën e dytë të vizitës së tij në Romë me rastin e pjesëmarrjes në Kongresin Zgjedhor të PSE-së, pati takim me liderin e Partisë Socialiste Punëtore Spanjolle (PSOE) dhe aktualisht kryeministër Spanjës, Pedro Sançez.
“Bashkëbiseduesit konfirmuan rëndësinë e kultivimit të vlerave socialdemokratike si themel i shoqërive demokratike, të cilat kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe social të kontinentit evropian”, informon shërbimi për shtyp i LSDM-së.
Në takim, qëndron në kumtesë, u theksua se politikat progresive socialdemokrate duhet të vazhdojnë edhe më tutje, duke pasur parasysh periudhën e ardhshme zgjedhore në Maqedoninë e Veriut dhe Bashkimin Evropian.
Nga LSDM informojnë se Sançez në takim ka vlerësuar se hapja e negociatave me BE-në është e një rëndësie të madhe jo vetëm për proceset reformuese në shtet, por edhe për rrethanat aktuale gjeopolitike dhe të sigurisë në rajon dhe në Evropë – Sançez e përshëndeti konstruktivitetin në partneritetin e Maqedonisë së Veriut me BE-në në sfidat e shkaktuara nga agresioni ushtarak rus ndaj Ukrainës”, thekson LSDM. /SHENJA/