Kovaçevski – Piç: Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të jetë faktor i stabilizimit në rajon
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sot u tkaua me Sër Stjuart Piç, përfaqësues i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, i shoqëruar nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në vend, Methju Loson.
Në takim, kryeministri Kovaçevski theksoi se angazhimi i Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor dhe promovimi i çështjeve për sigurinë rajonale janë rezultat i marrëdhënieve të afëta miqësore të të dy vendeve, anëtare aleate të NATO-s. Ai u falënderua për mbështetjen të cilën Maqedonia e Veriut e merr nga Mbretëria e Bashkuar në proceset integruese dhe reformuese.
Në takim u cek edhe mbështetja për proceset të cilat janë pjesë e rrugës eurointegruese të vendit. Progresi në eurointegrime ishte cekur si kyç për nxitjen e përparimit pozitiv dhe për çështjet e tjera të hapura në rajon. Në atë kontekst, ceket në kumtesën nga shërbimi qeveritar për shtyp, është theksuar edhe nevoja për konstruktivitet të të gjitha subjekteve politike në vend në llogari të bllokadave dhe destruktivitetit.
“Mbështetja ishte kahëzuar edhe për Maqedoninë e Veriut si vend kryesues me OSBE-në në kohë të epokës së vështirë të sigurisë për Evropën. Në atë drejtim, janë përshëndetur politikat e Qeverisë si faktor për sigurinë edhe të rajonit por edhe për Evropë. U cek rëndësia e vendosjes së politikës së jashtme të Maqedonisë së veriut, në linjë me politikat e shteteve të Evropës, lidhur me situatën në Ukrainë dhe kontributin e shtetit tonë në stabilitetin rajonaë”, qëndron në kumtesën nga Sektori i Qeverisë për marrëdhënie me opinionin.