Kovaçevski: Idealet e vizionarit Goce Dellçev janë amanet dhe udhërrëfyes për unitet, mirëkuptim dhe avancim

Kovaçevski: Idealet e vizionarit Goce Dellçev janë amanet dhe udhërrëfyes për unitet, mirëkuptim dhe avancim

Me nderime të larta shtetërore, në mënyrë të qetë dhe me dinjitet, siç i takon të madhit, vizionarit botëror dhe frymëzuesit të veprës dhe shtetësisë revolucionare maqedonase, Goce Dellçev, sot i kemi bërë homazhet tona para vendit të prehjes së tij të përjetshme për nder të lindjes së tij 151 vjet më parë në datën e sotme, 4 shkurt, ka njoftuar në profilin e tij në Fejsbuk, kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili udhëhoqi delegacionin qeveritar në përkujtimin e lindjes së të madhit Dellçev në kishën “Shln Spas” në Shkup.

“Idealet e vizionarit të madh Goce Dellçev, i cili më shumë se një shekull më parë e kuptoi botën si fushë për përparim kulturor midis kombeve, janë një amanet i kuptueshëm dhe udhërrëfyes për politikat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, bazuar në dialog dhe respekt, si përfitime të larta kulturore dhe civilizuese. Mesazhet e Dellçevit për unitet dhe kohezion, kur bëhet fjalë për interesat kombëtare dhe qëllimet strategjike shtetërore, janë po aq të rëndësishme edhe sot. Dhe ato janë obligim i shenjtë për të gjithë, ndërsa ne e ndërtojmë Republikën e Maqedonisë së Veriut në një shoqëri për të gjithë qytetarët dhe e integrojmë atë, pas aleancës më të madhe të sigurisë, NATO-s, e cila tashmë është realitet dhe si anëtare e plotë dhe e barabartë e Bashkimit Evropian, në familjen e kombeve dhe shteteve evropiane”, theksoi Kovaçevski në publikim.

Siç njofton shërbimi për shtyp i qeverisë, delegacioni qeveritar, i kryesuar nga kryeministri Kovaçevski, në përbërje të të cilit ishin zëvendësi i parë i kryeministrit dhe ministtër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Komuniteteve, Artan Grubi dhe ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, si dhe ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, i vendosën lule dhe i bënë homazhe revolucionarit të shquar Goce Dellçev, për kontributin e tij udhëheqës në luftën për liri dhe shtetësi maqedonase.

MARKETING