Kovaçevski: Gjithmonë këmbëngulim për fqinjësi të mirë dhe solidaritet, i vetëm askush nuk mund të bëjë asgjë
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski i pyetur nga media serbe “Tanjug” se si e sheh rajonin në vitin 2023, deklaroi se ky vit do të jetë më i mirë për Maqedoninë e Veriut se viti 2022, por edhe për rajonin, si dhe se pret që me solidaritetin tashmë të dëshmuar dhe të demonstruar, përfundimisht pengesat e reja do të të kapërcehet.
“Askush nuk mund të bëjë asgjë i vetëm, prandaj ne gjithmonë këmbëngulim dhe do të insistojmë në fqinjësi të mirë dhe solidaritet. Kur njeriu ka miq dhe mbështetje dhe nëse punon shumë, nuk ka qëllim të paarritshëm”, tha Kovaçevski.
Ai përkujtoi se të gjithë do të përfitojnë nga efektet e përpjekjeve të investuara së bashku dhe projekteve të realizuara.
“Si rezultat i marrëveshjeve dhe memorandumeve të shumta brenda “Ballkanit të Hapur”, tregtia e ndërsjellë po rritet, ne po performojmë së bashku me ofertën tonë të verërave dhe turistike, duke thjeshtuar aksesin në tregun e punës. Pres që ky të jetë motiv që edhe vendet e tjera nga rajoni t’i bashkohen nismës me të cilën Ballkani Perëndimor bëhet evropian dhe i hapur në kuptimin praktik të fjalës”, tha Kovaçevski.