Kovaçevski dorëzon në kuvend propozimin për rekonstruim të Qeverisë

Kovaçevski dorëzon në kuvend propozimin për rekonstruim të Qeverisë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski e ka dorëzuar në Kuvend propozimin për rikonstruimin e Qeverisë.

Këta janë emrat e propozuar për ministra dhe zëvendësministra:

Krenar Loga është propozuar ministër i ri i Drejtësisë.

Fatmir Mexhiti është sugjeruar si ministri i ri që do të drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë.

Azir Aliu është propozuar të jetë ministër i ri përgjegjës për Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Kaja Shukova është propozuar për ministre të re në krye të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Tiron Jajaga është propozuar për zëvendësministër në krye të Ministrisë së Mbrojtjes.

Viktorija Avramovska-Madiq është propozuar për zëvendësministre në Ministrinë e Drejtësisë.

Vjollca Berisha është propozuar për zëvendësministre në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave.

Maja Manoleva është propozuar për zëvendësministre përgjegjëse në Ministrinë e Shëndetësisë.

MARKETING