Kourbin: Nuk e di nëse në RMV kemi ndikim rus apo serb, bullgarët duhet të vendosen në kushtetutë

Kourbin: Nuk e di nëse në RMV kemi ndikim rus apo serb, bullgarët duhet të vendosen në kushtetutë

Analistja politike, Nikica Korubin në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se ajo nuk e di nëse në Maqedoninë e Veriut kemi ndikim rus apo serb.

“Shumë është më ndryshe ndikim rus në Bullgari se sa në Maqedoninë e Veriut. Sigurisht se nuk është e përjashtuar, por cili do ndikim, le të jetë ajo edhe ruse, apo serbe ajo duhet të gjejë bazë këtu. Dhe si shteti do të reagojë ndaj ndikimit potencial ashtu do të jetë edhe atmosfera në shtet”, deklaroi Nikica Korubin.

Ajo tha se ka ndjenjë se kryeministra edhe presidentë që vijnë në vizitë po e shfaqin brengën se kur ne do t’i fusim bullgarët në preambulë dhe do ta tejkalojmë edhe ketë pengesë se sa ne këtë që kemi brengë.

“A shihni ju debate serioze për ndryshimet kushtetuese, edhe pse nuk ka çfarë të diskutohet duhet të hapet kushtetuta dhe të vendosen bullgarët”, u shpreh analistja Korubin.

MARKETING