Kosovë: Katër të vdekur në një aksident në Koshare të Ferizajt

Katër persona kanë vdekur në një aksident në Koshare të Ferizajt.

Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli.
Ai ka thënë se në aksident janë të përfshirë tri automjete.

“Dyshohet për katër të vdekur nga ky aksident. Të përfshira janë tri vetura të udhëtarëve”, ka thënë ai.

MARKETING