Kosova pas balotazhit, numri i komunave që fituan partitë politike
Sot është mbajtur raundi i balotazhit për zgjedhjet lokale në Kosovë, ndërsa sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), garat komunale kanë përfunduar me një ndarje të balancuar të pushtetit lokal ndërmjet partive kryesore.
Sipas të dhënave të KQZ , Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kryesojnë me nga 7 komuna secila.
Pas tyre renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 6 komuna, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 5 komuna.
Partitë më të vogla që kanë arritur të mbajnë nga një komunë janë Nisma Socialdemokrate, KDTP dhe PDKRL.
Rezultatet sipas partive:
- LVV – 7 komuna: Gjilan, Mitrovicë, Podujevë, Fushë Kosovë, Shtime, Obiliq, Kamenicë
- LDK – 7 komuna: Prishtinë, Pejë, Istog, Lipjan, Dragash, Viti, Junik
- PDK – 6 komuna: Skenderaj, Prizren, Ferizaj, Kaçanik, Hani i Elezit, Vushtrri
- AAK – 5 komuna: Gjakovë, Rahovec, Klinë, Deçan, Suharekë
- Nisma – 1 komunë
- KDTP – 1 komunë
- PDKRL – 1 komunë
Këto rezultate janë preliminare, ndërsa KQZ pritet të shpallë rezultatet përfundimtare pas verifikimit të votave me kusht dhe atyre me postë./Telegrafi/

