“Kosova është Serbi”, pas rumunëve edhe grekët shfaqin banderola të shëmtuara në stadium

“Kosova është Serbi”, pas rumunëve edhe grekët shfaqin banderola të shëmtuara në stadium

Politika vazhdon të ngatërrohet me sportin dhe një tjetër rast aspak i këndshëm vjen nga Greqia. Në ndeshjen mes Olympiakos të Pireut dhe Aris të Selanikut që po mbahet në Georgios Karaiskakis Stadium (Piraeus) është vërejtur një banderolë me shkrimin: “Kosova është Serbi”.

Në tribuna u dëgjuan kore kundër Kosovës, ndërsa banderola i takon tifozëve të Olimpiacos. Kujtojmë që diçka e tillë vjen vetëm disa ditë pas shfaqjes së shëmtuar në Rumani, ku në ndeshjen kualifikuese të Kosovës, u shpalos një tjetër baner me mesazh të njëjtë.

Raste të tilla, natyrisht jo vetëm që nuk i shërbejnë lojës më të bukur në botë, por edhe zbehin magjinë e futbollit. Kujtojmë që Greqia është një nga vendet që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

MARKETING