Koreja e Jugut, SHBA-ja dhe Japonia diskutojnë për bashkëpunimin në fushën e sigurisë

Koreja e Jugut, SHBA-ja dhe Japonia diskutojnë për bashkëpunimin në fushën e sigurisë

Ministrat e Mbrojtjes së Koresë së Jugut, SHBA-së dhe Japonisë përmes një bisede telefonike diskutuan për proceset lidhur me zbatimin e marrëveshjeve të arritura muajin e kaluar mes liderëve të vendeve për bashkëpunimin e sigurisë e cila përfshin ndarjen e të dhënave të paralajmërimit të raketave dhe planet e trajnimit të përbashkët ushtarak, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të Yonhap, ministri i Mbrojtjes së Koresë së Jugut, Lee Jong-sup dje zhvilloi bisedë telefonike me homologët e tij të SHBA-së dhe Japonisë, respektivisht Lloyd Austin dhe Yasukazu Hamada.

Tre ministrat diskutuan për proceset në lidhje me zbatimin e marrëveshjes së arritur muajin e kaluar mes liderëve të SHBA-së, Koresë së Jugut dhe Japonisë në Camp David në Maryland të SHBA-së, për bashkëpunimin e sigurisë e cila përfshin ndarjen e të dhënave të paralajmërimit të raketave dhe planet e trajnimit të përbashkët ushtarak si dhe dënuan “provokimet” e Koresë së Veriut përfshirë lëshimin e raketës muajin e kaluar për të cilën u pretendua se ishte raketë hapësinore.

Ministria e Mbrojtjes së Koresë së Jugut njoftoi se biseda telefonike tregon bashkëpunimin e ngushtë për sigurinë dhe solidaritetin mes tre vendeve.

Samiti Camp David

Liderët e SHBA-së, Koresë së Jugut dhe Japonisë, më 18 gusht u takuan në samitin trepalësh që u mbajt në Camp David në rajonin Maryland të SHBA-së kundër kërcënimit që përbën Koreja e Veriut.

Pas samitit, SHBA-ja, Koreja e Jugut dhe Japonia shprehën angazhimin për të zgjeruar bashkëpunimin trepalësh në fusha të ndryshme kundër kërcënimeve të sigurisë në Paqësor.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif