Kopshti zoologjik Shkup: Inspektorët e AUV pa prova vranë dhjetëra shpendë, do të ngremë kallëzime penale

Kopshti zoologjik Shkup: Inspektorët e AUV pa prova vranë dhjetëra shpendë, do të ngremë kallëzime penale

Drejtoria e Kopshtit Zoologjik në Shkup ka njoftuar se nga mëngjesi i sotëm pa urdhër, vendim apo dëshmi tjetër, inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, të shoqëruar me persona me armë kanë hyrë në kopshtin zoologjik të Shkupit.

Sipas Drejtorisë, këta persona me urdhër të drejtorit të Agjencisë kanë vranë disa dhjetëra zogj që shëtisnin lirshëm në kopshtin zoologjik. Bëhet fjalë për lloje dekorative të rosave dhe patave që jetojnë në parkun e qytetit, dhe kanë akses natyral në kopshtin zoologjik nga parku i qytetit. “Qëllimi i kësaj politike sektare të Qeveverisë Mickoski është të shkaktojë një problem të ri të shpikur, dhe të sigurojë alibi për mbylljen e Kopshtit zoologjik të Shkupit për të dëmtuar reputacionin. Për këtë vepër, do të bëjmë kallëzim penal kundër drejtorit të Agjencisë, si dhe ndaj inspektorëve dhe personave që kanë hyrë me armë në kopshtin zoologjik të Shkupit”, thekson drejtoria. /SHENJA/

 

MARKETING