Kontrolle aksioni në objekte gastronomike në Shkup, shërbehen me alkool persona të mitur, persona për sigurim pa licena

Kontrolle aksioni në objekte gastronomike në Shkup, shërbehen me alkool persona të mitur, persona për sigurim pa licena

Nëpunës policorë të SPB Shkup së bashku me Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut, dje në harkun kohor nga ora 23:00 deri më 04:00, realizuan kontrollim aksional në objekte gastronomike në territorin e SPB Shkup.

“Gjatë kontrollit u gjetën gjashtë të mitur që konsumonin alkool. Personat janë ndaluar, ndërsa ndaj personit përgjegjës në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut po merren masa. Janë konstatuar dy shkelje të Ligjit për Sigurinë Private, respektivisht për mos pasje të licencës për personin e punësuar si sigurim, si dhe ISHT dhe ISHP kanë konstatuar shkelje edhe në lidhje me moslëshimin e llogarive fiskale dhe shkelje të ligjit për pirjen e duhanit”, thonë nga MPB.

MARKETING