Konsum i rritur dhe i pakontrolluar i ujit në Shkup, banorët në mënyrë racionale ta përdorin

Konsum i rritur dhe i pakontrolluar i ujit në Shkup, banorët në mënyrë racionale ta përdorin

NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup informon se dje sërish kanë konstatuar rritje enorme dhe konsum të pakontrolluar të ujit, që në nivel ditor është rreth 350.000 metra kub. Sistemi ujësjellës i qytetit për këtë shkak funksionon me presion të zvogëluar dhe me ndërprerje të përkohshme të ujit në disa pjesë të qytetit.

“Duke e marrë parasysh faktin se qyteti i Shkupit furnizohet me burim natyror me sasi të kufizuara të ujit të pijshëm me vlerë të paçmuar, apelojmë deri te të gjithë qytetarët e Qytetit të Shkupit për përdorim racional dhe të ndërgjegjshëm të ujit për pije, si dhe shmangien e konsumit të panevojshëm të ujit për ujitje të gjelbërimeve, kopshteve dhe fushave, për larjen e automobilave, për mbushjen e pishinave, e tjerë”, thuhet në kumtesë.

Nga ndërmarrja apelojnë deri tek komunat, në pajtim me kompetencat, përmes shërbimeve me të cilat disponojnë, si dhe përmes bashkësive lokale në territoret e komunave, të angazhohen në ngritjen e ndërgjegjes tek banorët e komunave për shfrytëzimin racional të ujit për pije.

“Nëse qytetarët vërejnë kyçje joligjore, apelohet që ta paraqesin në 02 3073 010, [email protected] ose www.vodovod-skopje.com.mk. Me kyçje joligjore i shkaktohet dëm i drejtpërdrejtë sistemit për furnizimin e ujit dhe cilësisë së furnizimit me ujë deri te të gjithë shfrytëzuesit në qytetin e Shkupit”, njofton NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” Shkup.

MARKETING